Home ShowBiz I dha fund lidhjes pas 11 vjetësh, Zanfina Ismaili flet për herë të parë për ndarjen
I dha fund lidhjes pas 11 vjetësh, Zanfina Ismaili flet për herë të parë për ndarjen
0

I dha fund lidhjes pas 11 vjetësh, Zanfina Ismaili flet për herë të parë për ndarjen

0
0

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili dhe menaxheri Faton Shoshi i dhanë fund lidhjes së tyre disa vite më parë. Marrëdhënia e tyre daton shumë herët, që para 11 vjetësh.

Lidhur me shkakun e ndarjes çifti nuk ka pranuar ta tregojë, por tani që kanë kaluar disa vite, Zanfina ka folur për herë të parë. E ftuar në emisionin ‘Mirage’, ajo ka zbuluar se humbja e besimit e çoi çiftin drejt ndarjes.
“Ka zgjatur 11 vjet e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi i besimit, vjen edhe fundi i lidhjes”, u shpreh Zanfina.
E pyetur nëse pas ndarjes kanë shoqëri, Zanfina e krahasoi ndarjen me një gotë të thyer duke u shprehur se nuk ngjitet më.

“Ne fillimisht kemi qenë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por “u thye gota” dhe s’mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes”, tha me bindje Zanfina.

Link: https://youtu.be/G8mZKP8Tejo?t=466

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfbTtt2FIZa/