
Alketa Vejsiu gjatë mbrëmjes së djeshme kishte vendosur që të ballafaqonte konkurrentët e spektaklit “Dance with me” me pyetjet më pikante nga rrjetet sociale.
Pas perfomancës së Anjeza Maja dhe Romeo Veshaj, Alketa u tha se fansat e tyre janë shumë kuriozë të dinë nëse janë çift edhe në jetë, jo vetëm në skenë.
I pari që u përgjigj ishte Romeo i cili tha: “Thuaj atij që ta ka bërë këtë pyetjen se ka shumë fantazi. Por që nuk është aspak e vërtetë”.
“Jemi shumë të lumtur në këtë spektakël. Ajo çfarë thuhet është aq e pavërtetë saqë nuk duam as edhe t’i përgjigjemi”, u përgjigj Anjeza.
“Unë e kam si gocë halle Anjezën” – tha aktori i humorit.
Link: https://youtu.be/HZhC25fc6X8?t=417
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqGDTy6HJpK/