Home ShowBiz Bieta Sulo flet për marrëdhënien me vajzën e Alban Dudushit
Bieta Sulo flet për marrëdhënien me vajzën e Alban Dudushit
0

Bieta Sulo flet për marrëdhënien me vajzën e Alban Dudushit

0
0

E ftuar në emisionin “Thumb”, drejtuar nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, Bieta Sulo foli për gjithçka duke nisur nga fillimet e saj në karrierë e deri te emisioni aktual, për jetën private, ardhjen në jetë të djalit, si dhe raportet me vajzën e Alban Dudushit, e cila jeton me Bietën në një shtëpi.

Sipas Bietës, Joelle ka qene e para që e ka zbuluar lajmin shtatëzënisë së saj dhe është lumturuar shumë kur morëm vesh se ishte djalë.

“U entuziazmua. Të parat që e dinin për shtatzëninë kanë qenë motra ime dhe Joelle dhe ajo e ka ruajtur sekret deri në muajin e tretë që shkuam bëmë ekon. Aty na thanë që 70% do jetë djalë dhe ajo direkt tha: shyqyr që do jetë djalë. Padiskutim marrëdhënia që kam patur me Joellin më ka ndihmuar shumë. Unë e njoh atë që kur ka qenë sa Kroi sot. E kam thënë që me Joelin s’kam dashur kurrë të bëj maman por të jem shoqja e asaj. Por sado një lloj përkujdesje ndaj saj e kisha kur ajo vinte në shtëpinë tonë”,- tregon Bieta me humor.

Link: https://youtu.be/CTHNkAwwdas?t=853

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdFWislD9n0/