
Elementi i parë që të godet në përformancën e Amela Agastrës, është pikërisht zëri. Krejt ndryshe, i plotë, kumbues dhe cilësor. Së dyti paraqitja e saj dinjitoze në skenë, bukuria e saj është e lidhur ngushtë me thjeshtësinë dhe tregon karakter. E fokusuar sa tek këndimi, sa tek interpretimi i një balade të ngarkuar me emocione tronditëse që kthehen në forcë edhe pse janë të hidhura në thelb.
“Më lër” është një poezi e shoqëruar nga një melodi e cila të motivon të hapësh sytë për të parë përpara teksa shpaloset shpresa për një të ardhme shumë më pozitive sesa e shkuara dhe e tashmja.
Amela Agastra nuk prezantohet për herë të parë me skenën, ajo edhe më herët ka dalë para publikut, në skenën e “Gjeniut të vogël” dhe “Albanian Fashion Kids”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=EUxw4gPPbeo
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Boy22eFHNzl/