
Meda adhurohet nga publiku si një nga këngëtarët që shpreh shumë me muzikën e tij. Ai së fundmi ka folur për një këngë që pati shumë sukses dhe vazhdon të mbetet hit edhe në ditët e sotme.
Bëhet fjalë për projektin muzikor “M’puc e ki”, teksti i të cilit i dedikohet dashurisë. Meda ka zbuluar për herë të parë arsyen përse e titulloi kështu këngën në një “1 Kafe me Labin”.
“Kjo fjalë është përdorur për një kohë shumë të gjatë dhe arsyeja ka qenë që unë dhe produksioni e kemi marrë idenë tek fjala “m’puq” dhe është një prej këngëve që me të vërtetë e dua shumë se kam përjetuar gjëra të ndryshme me të”, tha Meda.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=aLwO1dsvgms&feature=player_embedded
Link: https://www.youtube.com/watch?v=aLwO1dsvgms&feature=player_embedded
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqScHjnH2rH/