
Para disa javësh Young Zerkës gjatë një interviste u deklarua “beqar” e kjo shtoi dyshimet se lidhja me Ronela Hajatin ka marrë fund. Madje fansat shkuan më tej, duke theksuar se kënga “Vuj” me të cilën Ronela konkuron në “Kënga Magjike”, i dedikohej pikërisht këngëtarit.
Mirëpo, për t’i hedhur poshtë të tilla aludime, Ronela Hajati zgjodhi ditën e djeshme një mënyrë shumë të thjeshtë pasi ka publikuar hitin më të fundit të Zerkës, duke ftuar të gjithë miqtë e saj ta dëgjojnë këngën, edhe pse ajo se ka pranuar kurrë lidhjen me këngëtarin.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për sensin e humorit të Ronelës dhe ndërkohë që të gjithë aludojnë për “ndarjen” e saj me Zerkën ditën e djeshme, ajo ka publikuarn një video me të dashurin e saj tradhtar. Ose të paktën kështu ka shkruaj ajo në videon me artistin e ri Kliti Syla.
Link: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bm_xhJKnSQs/