
0
0
Shumë persona kanë vendosur që të tregojnë në rrjetet sociale se si kanë zbukuruar pemën e Krishtlindjes, përfshirë edhe personazhet publikë.
Madje ka edhe personazhe të njohur të ekranit që kanë publikuar foto apo video të pemës së tyre. Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur Venera Lumani.
Në një postim në “Instastory”, ajo ka zbuluar një pemë të vockël që ndriçon nga 12 drita. Venera dhe partneri i saj, këngëtari Lind Islami mesa duket kanë zgjedhur një pemë të thjeshtë, por që për ta sigurisht sjell atmosferën e festave.
Link: https://www.instagram.com/veneralumani/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BRJBAY2DPyU/