
Labinot Gashi ose siç njihet ndryshe Labi, pak ditë më parë publikoi një foto ku ishte i ulur në gjunjë përpara bashkëshortes së tij dhe puth barkun e saj.
Por ditën e sotme moderatori dha lajmin e bukur nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram. Ai bëri të ditur se në jetë erdhi vogëlushja e tij dhe u bë baba për herë të parë.
‘Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrume kemi sot, Qëndresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë.Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të kësaj bote.Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam.Unë mezi s’po pres me e kalu jetën bashkë. Faleminderit Zot!”, shkruan moderatori i emocionuar.
https://www.instagram.com/p/Brpft8kBDU9/
Link: https://www.instagram.com/p/Brpft8kBDU9/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqxjyBnhB5B/