
0
0
Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu kanë publikuar më në fund bashkëpunimin mes tyre, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar më herët.
Dy këngëtarët kanë publikuar këngën e tyre të re “Dashni”. Projektin të tyre, të dy artistët kanë shoqëruar edhe me videoklipin, ndërsa kënga vjen plot ritëm me temë dashurinë.
Për tekstin e këngës është përkujdesur TIM, ndërsa videoklipi është punuar nga “MaxProductional”.
E veçanta e kësaj kënge është se legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu vjen shumë më ndryshe se herët e tjera dhe me një stil të veçantë.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=jvX4lR8-RNk