Home ShowBiz Enca fotografohet me të dashurin misterioz
Enca fotografohet me të dashurin misterioz
0

Enca fotografohet me të dashurin misterioz

0
0

Enca numëron gati 2 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, dhe mund të quhet pa mëdyshje këngëtarja shqiptare më e klikuar e momentit.

Ndonëse publikon shumë foto e video në rrjetet sociale, Enca është shumë e kujdesshme kur bie fjala tek jeta private dhe lidhjet e saj i ka mbajtur shumë të fshehta.

Por pak më parë, Enca i ka habitur të gjithë fansat me një foto që ka publikuar në Instastory. Ajo shihet duke buzëqeshur krahë një djali, fytyrën e të cilit e ka mbuluar me një emoji babagjyshi.

Ky veprim i këngëtares ka tërhequr shumë vëmendje pasi nëse do bëhej fjalë për ndonjë shokë, Enca s’kishte pse t’ia fshihte fytyrën. Fansat sakaq janë bërë shumë kureshtarë.

enca

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsEEMgYgM-G/