
0
0
Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dresha, i ka kushtuar së fundmi një vëmendje të veçantë pyetjeve të fansave të shumtë.
Një nga pyetjet që bukuroshja jonë vendosi t’i përgjigjej ishte:
“Sa e vështirë ishte të realizoje ëndrrat pa pasur babain?”
“Ëndrra e babait tim ishte që të bëhesha këngëtare, në moshën 12-vjeçare (kur ai ishte ende gjallë) më çoi të regjistroja këngën time të parë. Pasi ai ndërroi jetë ishte shumë e vështirë të vazhdoja para, por duhej t’i tregoja atij se do ta vazhdoja ëndrrën time dhe të tij… Mamaja ime është një grua shumë e fortë, ajo më dha krahë për të vazhduar” – u përgjigj Afërdita.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiKQe7glEKc/