
0
0
Stil, ritëm, paraqitje dhe patjetër mesazh. Sigurisht është vetëm “Part 1” pjesa e parë, por Min3 me talentin e tij ka hedhur një hap të sigurt drejt një karriere që premton shumë.
Me një tekst të thurur gjithë art, Min3 i del kundër kujtdo që e vë në dyshim vetëm duke u bazuar në paragjykimet sipërfaqësore. Ai me aftësinë e tij në repim, tregon se është këtu dhe do i hapë vend vetes mes të mëdhejve të kësaj rryme dhe kulture muzikore.
Meditimi i tij është i lidhur kryesisht me punën, jetën dhe sakrificat deri te mbërritja e pasionit. Gjithçka e mbështjellë në një ritëm mjaft interesant, që nuk duhet humbur.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=b9O2A-NINN0