
Reperi i njohur MC Kresha është një artist shumë i sukseshëm dhe pa dyshim ndër mjaft i preferuar nga femrat.
Së fundmi, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not”, prej nga ku ka deklaruar se vazhdon që të jetë beqar.
Pasi ka bërë këtë deklaratë, në studio ka hyrë një vajzë bukuroshe, e cila i ka drejtuar Kreshës disa pyetje të sikletshme, ku njëra prej tyre ishte në lidhje me ish të dashurat e tij, të cilat janë martuar të gjitha.
“Çuditërisht të gjitha femrat që ke pasur janë martuar. Si ka mundësi?”, e ka pyetur vajza Kreshën, i cili është përgjigjur: “Unë do të thoja bukurisht, jo çuditërisht”. “Nuk ju pengon?”, ka vazhduar vajza. “Jo, përkundrazi”, ka përfunduar Kresha duke bërë të qartë se ndihet mirë me statusin e tij aktual.
Link: https://youtu.be/9jRTnw2aWPg?t=1713
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News