
Në profilin e tij në “Instagram”, aktori i njohur Bes Kallaku ka publikuar një fotografi ku zbulon si ka qenë në vitin 2008 dhe në 2018-n.
Por ndryshe nga kolegët e tij artistë, Besi ka vendosur që të bëjë pak humor me postimin e tij. Ai ka bashkuar dy foto ku shfaqet nga rolet që ka luajtur gjatë karrierës së tij.
Në imazhin e vitit 2008 ai ka marrë një foto ku shfaqet me flokë të gjata e buzë të lyera, si një femër, në rolin e “InstaGirl”. Ndërsa në foton e 2018-s ai ka vendosur që të nxjerrë një imazh të tij si plakë.
Fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, sigurisht mbizotërojnë batutat me humor.
https://www.instagram.com/p/BssU9nDBdqz/
Link: https://www.instagram.com/p/BssU9nDBdqz/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BriX_aNnmRL/