
Ditën e djeshme aktorja shumë e dashur për publikun Olta Gixharin, ishte e ftuar në emisionin ‘Provokacja’, të Mustafa Nanos, në të cilin foli gjerë e gjatë për karrierën e saj.
Olta u shpreh se nuk është shumë dakord me pjesët që po vihen në teatër dhe prandaj ka munguar.
Gjatë bisedës ajo ka shtuar se teatri në Shqipëri nuk është në ditët e tij më të mira, megjithatë për të mbetet magjik.
Duke u kthyer pas në kohë Olta ka thënë se dy shfaqjet “Pamje nga ura” dhe “Dëshirë” janë dy pikat e saj më të dobëta në karrierën artistike dhe se nuk do të donte t’i shikonte kurrë.
Në fund të emisionit ajo foli edhe për ëndrrën e saj më të madhe dhe për të nuk mundi të mbante as lotët.
Olta zbuloi se një ditë do të bëjë një shfaqje ashtu siç do ajo, pasi teatrin nuk e largon dot nga jeta e saj.
Link: https://youtu.be/ZlMf4ooPSaM?t=1454
Burimi i fotos kryesore: ©AbcNews