Home ShowBiz U përfol se do të largohej nga “Top Channel”, Renato Mekolli paska qenë “arsyeja e sherrit”
U përfol se do të largohej nga “Top Channel”, Renato Mekolli paska qenë “arsyeja e sherrit”
0

U përfol se do të largohej nga “Top Channel”, Renato Mekolli paska qenë “arsyeja e sherrit”

0
0

Ditët e fundit në mediat online u përfol për një largim të mundshëm të modertores Arbana Osmani nga televizioni “Top Channel”.

Sipas mediave, shkak për këtë ishte një debat midis saj dhe drejtuesve të televizionit. Por sipas burimeve për “Icon Style.al” arsyeja pse moderatorja ka debatuar ka qenë për shkak të Renato Mekollit dhe emisionit të tij të gatimit.

Sipas të njëjtave burime thuhet se gjysmën e sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë Renato për emisionin e ri të gatimit të fëmijëve që do të startojë në prill.

Me sa duket, Arbana nuk ka qenë dakord që të shfrytëzohej studioja e saj ndaj dhe ka negociuar me drejtuesit e televizionit.

Ende nuk e dimë se çfarë ambienti do të shfrytëzojë Renato për emisionin e tij, megjithatë pak ditë më parë ai zbuloi se formulën e programit të ri të gatimit për fëmijë e ka ideuar vetë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuPKKf3AQDc/