
Këngëtarja Adelina Tahiri është vënë shpesh në qendër të mediave rozë për martesën e saj me milionerin maqedonas Serjoza Markov, duke u komentuar për jetën e saj private.
Këngëtarja e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, shpesh herë publikon vetë detaje nga përditeshmëria e saj.
Së fundmi duke ju përgjigjur interesit të fansave, këngëtarja ka zbuluar se për çfarë është diplomuar.
“Q’ka ke studiu dhe nëse s’do ishe këngëtare, q’ka do doje të ishe?”- i ka shtruar pyetjen një nga ndjekësit.
Përgjigja e Adelinës është kjo më poshtë:
“Asnjëherë s’e kam thënë, po ja dhe më erdh mundësi të tregoj! Se asnjëherë nuk më kanë pyetur. Jam e diplomuar dy herë! 1. Menaxhim biznesi. 2. Ekonomi dhe Marketing. Dhe e magjistruar!”
Pra përpos karrierës në muzikë, Tahiri ia ka dalë mbanë që të diplomohet dy herë.
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BuqvI-FnZKP/