Home ShowBiz Merr fund lidhja e dashurisë! Ndahet përfundimisht çifti i njohur i show bizzit shqiptar
0

Merr fund lidhja e dashurisë! Ndahet përfundimisht çifti i njohur i show bizzit shqiptar

0
0

Prej disa kohësh në mediat rozë u përfol për një lidhje midis këngëtarit Young Zerka dhe këngëtares Ronela Hajati.

Megjithatë lidhja e tyre nuk u konfirmua asnjëherë, megjithëse ishte ndër më të përfolurat.

Por siç duket romancës mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës i ka ardhur fundi. Burime për “Prive” pranë çiftit bëjën të ditur se reperi Young Zerka dhe këngëtarja Ronela Hajati i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.

Madje Young Zerka nuk e ndjek më Ronelën në Instagram dhe jo rrallë herë ky veprim në rrjetet sociale, është parë si shenjë që marrëdhënia ka përfunduar.

Ronela Hajati dhe Young Zerka hyjnë në listën e atyre çifteve që nuk e kishin pranuar lidhjen e tyre të dashurisë në publik.

Kujtojmë se i pyetur në nëntor në emisionin “Thumb” nëse është single, Young Zerka e pohoi për të parën herë me vendosmëri se është beqar.

“Normal që single”,  është shprehur ai duke treguar nga kamera duart pa unazë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Br8aJiYhzSn/