
Të qenit personazh publik dhe njëkohësisht të punosh në televizion, përpos që duhet të jesh i përgatitur mbi aktualitetin, është e rëndësishme dhe të dukesh bukur estetikisht.
Kështu një pjesë e personave publik, hasen gjithmonë me kuriozitetin e pyetjeve të publikut sesa kohë shpenzojnë për tu dukur bukur.
Kjo pyetje i është drejtuar edhe moderatorit Isli Islami, të cilin ndjekësit e kanë pyetur në Instagram se sa kohë kalon para pasqyrës.
“Qendron shumë para pasqyrës?” – i është drejtuar një ndjekës moderatorit, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se me kalimin e kohës qendron gjithmonë e më pak.
“Sa më shumë kalon koha aq më pak rri! Pleqëria thuaj s’të le shumë kohë që të merresh me këto detaje!”- përgjigjet Isli me të qeshur.
Link: https://www.instagram.com/stories/isli_islami/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvACaerB_eKk8PawH9az8aC7YmZeMauhu2fZ6E0/