Home ShowBiz “Më paragjykonin kur erdha në Tiranë”, Adrola Dushi flet hapur: Qaj shumë shpesh…
“Më paragjykonin kur erdha në Tiranë”, Adrola Dushi flet hapur: Qaj shumë shpesh…
0

“Më paragjykonin kur erdha në Tiranë”, Adrola Dushi flet hapur: Qaj shumë shpesh…

0
0

Modelja e njohur Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura shqiptare, e cila tashmë prej vitesh e ka zhvilluar karrierën e saj në SHBA dhe në trojet shqiptare.

E ftuar ditën e djeshme në emisionin e “E Diell”, Adrola ka folur për fillimet e karrierës së saj, ndërkohë që ka kujtuar edhe ardhjen në Tiranë, ku pohon se është ndjerë e paragjykuar nga e folura.

“Kam pasur një familje shumë fanatike që nuk dilja as në Rrëshen. Kur erdha në Tiranë, mbeta vetëm se familja shkoi në SHBA” tha ajo. “Më paragjykonin për të folurën time, se flisja në gjuhën dialektore, por me ndihmën e Kristina Bakiut dhe miqve të tjerë, tashmë flas në gjuhën letrare, ama kur bashkohemi me fisin, flasim në atë gjuhën tonë dhe askush s`na merr vesh. Unë jam shumë krenare që jam nga Rrësheni dhe e tregoj sa herë që dal në ekran” është shprehur ajo.

“Fëmijëria ime ka qenë si pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndihmoja mamin tek puna që te fitonim lek dhe t`i sillnim në shtëpi, nuk kam pasur shumë lodra siç i ka Troi sot” u përgjigj ajo.

Adrola gjithashtu ka folur edhe për jetën luksoze në Instagram, ku foli hapur dhe deklaroi se është pjesë e punës dhe nuk ka lidhje me jetën e saj reale.

“Më duhet të udhëtoj tërë kohës, madje rafti im tanimë është bërë valixhja sepse lëviz shpesh. Të gjithë ata që më shohim mua ose Kristinën apo të tjera si ne që postojmë foto nëpër vende, nuk duhet të ndihen keq sepse jeta jonë reale është komplet tjetër gjë” rrëfeu ajo.

Po çfarë ndodh në të vërtetë në jetën përtej Instagramit të Adrolës?

“Ju nuk do ta besoni, por unë qaj shpesh, jam shumë e ndjeshme dhe dy gjëra bëj mirë unë, të ha patatina dhe të qaj” u përgjigj më sinqeritetin më madh Adrola.