
Klaudia Pepa është një nga balerinat e njohur të skenës shqiptare, e cila tashmë prej kohësh po e zhvillon karrirën e saj në Itali.
Klaudia gjithashtu është aktive në rrjetet sociale, ku promovon punën e saj, por ndan me ndjekësit edhe momente nga përditshmëria e saj.
Ditën e sotme balerina e njohur ka zhvilluar një videolive në Instagram, e shoqëruar me mamanë, motrën e saj dhe gjyshen.
Sigurisht që në këtë video nuk po mungonin komentet dhe pyetjet e shumta dhe ende fansat kanë kuriozitet për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Albi Nakon.
Një fanse e pyeti “Ku e ke Albin?” dhe Klaudia u përgjigj: “Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin” dhe i thotë motrës “apo jo? Po po, se jemi të mira”.
Link: https://www.instagram.com/stories/klaudiapepa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bt_GQcKgbLm/