
Këngëtarja e njohur Linda Halimi, në fillim të muajit mars u bë nënë për herë të parë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Kajmina.
Këngëtarja e mbajti të fshehur lajmin për shtazaninë, pasi kërkonte që të shijonte pa dijeninë e publikut këtë moment kaq të bukur për një femër.
Por gjërat e bukura nuk paskan të mbaruar për Lindën, e cila ka surprizuar ndjekësit me pamjet nga shtëpia e saj e re.
Këngëtarja ka publikuar një foto në Insta Story, ku shfaqet një vilë gjigante të cilën e ka blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Hera e parë si pronare shtëpie. Zoti është i madh. E ndërtuar që nga themelet. Muaji im i lindjes është i paparë!”- mbishkruan Linda në foto.
Link: https://www.instagram.com/stories/linditaworld/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Br1MKpiBquz/