
0
0
Robert Aliaj është një nga personazhet më origjinalë në ekranin e televizioneve shqiptare. Shpesh herë Roberti tërheqq vëmendjen e publikut me deklaratat e tij të guximshme, mbi realitetin shoqëror në vend.
Robert Aliaj prej disa sezonesh rresht ka qenë pjesë e jurisë në emisionin “Dance with me”, ku dallohej për sensin kritik ndaj personazheve dhe humorin e hollë.
Por tashmë këngëtarin pritet që shumë shpejt ta shohim në një tjetër ekran, por me një emision tërësisht të vetin.
Në një postim në Instagram, Roberti ka publikuar spotin e emisionit “Vetëm një natë” që do transmetohet çdo të shtunë në orën 22:30 në “Ora News”.
https://www.instagram.com/p/Bvg6uWLjfec/
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvg6uWLjfec/