Home ShowBiz “12 vite pa ndalim…!” Luana jep lajmin e trishtë për fansat
“12 vite pa ndalim…!” Luana jep lajmin e trishtë për fansat
0

“12 vite pa ndalim…!” Luana jep lajmin e trishtë për fansat

0
0

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për fansat Luana Vjollca së fundmi është shkëputur disi nga rrjetet sociale, megjithëse ka paralajmëruar fansat për një projekt të ri.

Ndërkohë që në një njoftim në Instastory, Luana njoftoi se do të shkëputet për pak kohë nga televizioni.

“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë… 12 vite pa ndalim… Kam nevojë të pushoj. Do të më marr malli shumë për dashurinë tuaj”, njoftoi moderatorja dhe këngëtarja përmes një postimi në Insta Story.

Por e gjitha kjo ishte një shaka e menduar për 1 Prillin e njohur ndryshe si “Dita e Gënjeshtrave!”

Ishin të shumtë fansat dhe miqtë që i trishtoi ky lajm dhe nuk nguruan që ti shkruajnë moderatores, ndërkohë që Luana sqaroi se nuk do ta merrte asnjëherë një vendim të tillë.

“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrin zemrën komplet!! Kështu që po ju tregoj që as nuk e kam mend të ndalem. Jam e bekuar që ju kam!!! Ideja për këtë ishte e Blerina Rugovës. Gëzuar 1 Prillin. Hajde se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla të më kujtoni sa shumë dashuri kam. Nuk heq dorë kurrë sa t’iu kem ju”, shkroi në një tjetër Insta Story ajo.

luana

luana1

Link: https://www.instagram.com/stories/luanavjollca/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BvrKOCZD-2a/