Home ShowBiz “Tentova të arratisem në klasë të 7-të”, Sinan Hoxha rrëfen historinë e prekëse
“Tentova të arratisem në klasë të 7-të”, Sinan Hoxha rrëfen historinë e prekëse
0

“Tentova të arratisem në klasë të 7-të”, Sinan Hoxha rrëfen historinë e prekëse

0
0

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Sinan Hoxha, ka rrëfyer një histori prekëse nga fëmijëria e tij.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, këngëtari kujtoi kohën kur ishte një nxënës shembullor dhe mësonte shumë.

Por çdo gjë ndryshoi në momentin kur këngëtari u shpall “vagabondi i shkollës”, pasi tentoi që të arratisej për një jetë më të mirë.

Në vitin 1985 kur isha në klasë të 7 apo të 8 kam tentuar të arratisesha në një vend më të mirë se ky”, u shpreh këngëtari, i cili më pas tregoi që rrezikonte të futej për 4 vjet në një shkollë vagabondash dhe të dënohej me 20 vite burg për tradhëti ndaj atdheut.

Por Sinani tregoi se dënimi i tij u reduktua në 3-4 ditë burg. Gjithashtu atij iu hoq shalli i pionerit dhe iu dogj mundësia për të vijuar studimet.

“Unë kam qenë nxënës i jashtëzakonshëm. Unë nuk studiova dot në ato vite. Kur erdhi demokracia unë u largova për në Greqi dhe atje kam mbaruar gjimnazin me nota të shkëlqyera.”- rrëfeu Sinani.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BkfpfrLFVYH/