Altin Sulku është rikthyer fushqiëm në tregun muzikor shqiptar, me dhjetra këngë të cilat janë kthyer në hite. Këngëtari i njohur ka qenë i prferuari i të gjithëve në vitet 2003-2007, por ai u shkëput nga muzika për një arsye shumë të fortë.
Ai deklaroi në emisionin “Why Not” në RTV Ora se partnerja e tij kishte probleme shëndetësore dhe ai nuk ishte shpirtërisht tek muzika.
Altin Sulku: Nga 2007 u shkëputa për një periudhë 6-7 vite që nuk më bëri mirë për karrierën. Pata një pauzë për arsye familjare, gjë që nuk duhet ta bëja, por e bëra.
Pati disa probleme të vetat shëndetësore dhe ne kur këndojmë, këndojmë me pasion. Unë asaj kohe, nuk isha shpirtërisht tek muzika, por tek ai njeri që kishte problemet e veta.
Kushëriri i tij, reperi i njohur Noizy ishte shtysa më e madhe që riktheu Altinin në muzikë, duke e kthyer sërish në një prej artistëve më të preferuar të publikut shqiptar.
Altin Sulku: Unë e kam thënë dhe e them vazhdimisht që Noizyn, e kam djalë daje, ka qenë një shtysë e madhe. Kur do bënim klipin e parë ishim rrugës për Kosovë, do ta xhironim atje. Rrugës i them, dëgjo, unë kot po merrem, më mirë të iki diku jashtë, se tani ka ndryshuar stili.
Cfarë thua më tha? Ti e ke zërin shumë të mirë. Ti do këndosh zhanerin tënd, jo hip hop. Mbështetjen time do e kesh gjithmonë dhe shiko cfarë do bësh pas nja 2-3 vitesh. Duhen 2-3 vite punë.
Ndërkohë kujtojmë se kënga e fundit e këngëtarit mban titullin “Lulija” dhe është pëlqyer mjaft nga publiku!
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bqs8jLxnFSM/