Home Lifestyle Çfarë ndodh kur shohim dikë në sy për 10 minuta pa shkëputje
Çfarë ndodh kur shohim dikë në sy për 10 minuta pa shkëputje
0

Çfarë ndodh kur shohim dikë në sy për 10 minuta pa shkëputje

0
0

Hulmutuesit kanë zbuluar se njerëzit janë specie me vizion të zhvilluar.

Sigurisht, ne nuk mund t’i krahasojmë sytë tanë me sytë e një kafshe në mesnatë, por nëse shohim dikë që na shikon nga një bllok larg, mund të zbulojmë nëse ky person po na sheh sytë ose hundën.

Një studim i zhvilluar së fundmi thotë se sytë tanë të pabesueshëm na mashtrojnë në një mënyrë të tillë që edhe ne të shkëputemi me realitetin.

Psikologu italian Giovanni Caputo zhvilloi një studim në Universitetin e Urbinos për të zbuluar se çfarë ndodh në trurin e njeriut, kur 2 njerëz e shikojnë sytë njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë kohore.

Ai dhe ekipi i tij rekrutuan 40 të rritur të shëndetshëm dhe i ndanë në 2 grupe. 20 u bashkuan me subjekte të tjera dhe u futën në një dhomë me dritë të zbehtë. Më pas, atyre iu kërkua që të shihnin në sytë e njëri-tjetrit për rreth 10 minuta pa emocion. 20 pjesëmarrësve të tjerë u është thënë të përqëndrojnë sytë në një mur të zbrazët.

Pas seancës së të parit të njëri-tjetrit, secili pjesëmarrës ka përfunduar një pyetësor për të raportuar se çfarë kanë shikuar. Rezulton se njerëzit që shikonin sytë e dikujt për një periudhë të zgjatur përjetuan simptoma të shkëputjes, si ndjesia e shkëputjes nga trupat e tyre, shkyçja me realitetin, ndryshimet në perceptimin e zërit dhe të ngjyrave dhe zvarritja e kohës.

Ajo që është edhe më interesante është se ata përjetuan halucinacione. 90% e pjesëmarrësve kanë raportuar se panë zhvendosjen e fytyrës së personit tjetër. Disa e panë atë të ndryshojë në një përbindësh apo fytyrë kafshe.

Çfarë lloj loje është duke luajtur truri me ne? Dr Caputo nuk ka një përgjigje të qartë për atë se pse kanë ndodhur halucinacione, por sugjeron se ishte ndoshta për shkak të privimit shqisor, pauzë në përdorimin e shqisave tona të tjera. Ai beson se ato mund të jenë produkt i trurit tonë, i cili hedh idetë e nënndërgjegjshme mbi fytyrën e individit tjetër kur kthehet në realitet pas shkëputjes nga ai.

Gjetjet përputheshin me një studim të mëparshëm që zbuloi se kur i ngulim sytë tek një objekt për një periudhë të gjatë kohore, ne tentojmë të përjetojmë ndjenjën e shkyçjes nga realiteti.

Link: https://brightside.me/wonder-curiosities/what-happens-when-we-gaze-into-someones-eyes-for-10-minutes-724410/

Burimi i fotos:  https://www.pexels.com/photo/macro-photography-of-gray-haired-woman-740750/