Këngëtarja Beyonce ka bërë një rrëfim ndryshe në lidhje me jetën e saj private. Këngëtarja e njohur e në mbarë botën ka ndarë disa detaje në lidhje me shtatëzëninë e saj me dy binjakët Sir dhe Rumi.
Në një intervistë për mediat ndërkombëtare Beyonce ka treguar se shtatzënia e saj ishte e papritur, për më tepër fakti që ishin binjakë ishte akoma më surprizues për të dhe Jay Z.
“Ajo shtatzëni nuk ishte e lehtë. Trupi im kaloi më shumë gjëra sesa do të kisha menduar se mund të përballonte. Isha 98 kg ditën që linda. Kisha një shtatzëni shumë të vështirë. E kisha shumë të lartë presionin e gjakut. Në mitër zemra e një prej foshnjave të mia ndaloi disa herë dhe më futën menjëherë në operacion”, kujton Beyonce.
Link: https://www.theguardian.com/music/2019/apr/18/beyonce-beychella-homecoming-film-coachella
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BkvzEOklogn/