
Ditën e djeshme moderatorja Alketa Vejsiu publikoi një foto nga pushimet, ku shfaqej tepër e relaksuar, ndërkohë që shijonte detin e kristaltë.
Por nuk kanë munguar komentet e shumta, madje dhe ato komentet ‘kritike’, të cilët e akuzojnë moderatoren për përdorimin e photoshopit.
“Se kuptoj pse e zgjat veten me potoshop kot, sepse te kam pare dhe live dhe sje ndonje 2-metroshe … as e shkurter nuk je por qe dhe kaq sa i ben fotot jo e jo!”- shkruan një komentues.
Ndërkohë që Alketa i është përgjigjur:
“Do ti shkurtoj heres tjeter! Do dal pa kembe fare ne foto.🙃 Ne jete skam cti bej. I kam 172 cm na natyra, dhe 182 me taka😘”- i kthehet Alketa.
Por ajo që ra në sy ishte dhe komenti i super modeles Oriola Marashi e cila, siç duket ndeshet shpesh me komente të tilla për photoshop në trup.
“Të njëjtin hall kemi ne vajzat me shalët e gjata.”- ka pohuar Oriola, krahas komenteve të shumta të fansave.
Link: https://www.instagram.com/p/BwpNuTpBi9_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvHs2FelLPJ/