
Këngëtarja e talentuar Soni Malaj, e cila ka mbi 20 vite në skenën muzikore shqiptare, ku dhuron spektakël me zërin dhe performancën e saj, do të zhvillojë një koncert recital.
Duke qenë se numëron shumë vite në skenë muzikore shqiptare dhe këngët e saj janë kthyer në hite, koncerti pritet të ndiqet nga shumë adhurues të këngëtares.
Gjatë këtij koncerti recital, Soni do të shoqërohet edhe nga reperi i njohur, Majk, i cili me stilin e tij të veçantë, do ti japë më tepër ngjyra kësaj mbrëmjeje.
Këngëtarja po përgatitet intensivisht me grupin e saj të baletit për të shkëlqyer natën e 1 Majit në orën 20:00 në Amfiteatrin e Liqenit në koncertin recital të saj!
https://www.instagram.com/p/BwjhAFupn3x/
Link:https://www.instagram.com/p/BwjhAFupn3x/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwhSnavpy9R/