Futbollistit legjendar anglez David Beckham, i është hequr patenta për gjashtë muaj, pasi u kap teksa po përdorte telefonin e tij celular në makinë.
Ish-kapiteni i Anglisë, u dënua nga Gjykata pasi ishte fotografuar nga një person duke përdorur telefonin e tij, teksa po udhëtonte ngadalë me makinë.
44-vjeçari, Beckham mori 6 pikë në patentën e tij dhe këto ju shtuan 6 pikëve të mëparshme që kishte për shpejtësi jashtë normave të lejuara
Ai u gjobit gjithashtu me £ 750, duke u urdhëruar të paguante 100 £ në shpenzimet e ndjekjes penale dhe një tarifë shtesë prej 75 £ brenda shtatë ditëve.
Gjykatësja e qarkut Catherine Moore, pranoi se gjatë kohës që ai po përdorte telefonin po ecte ngadalë pasi kishte trafik, por ajo shpjegoi se kjo nuk kishte “asnjë justifikim” sipas ligjit.
Link: https://www.bbc.com/news/uk-england-london-48213106
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxRdlB-nNR6/