
Të gjithë e ruajnë në mendje një potret të njëjtë, përgjatë viteve, për këngëtaren e njohur Gili. Me flokë të verdha, e hijshme, me sytë bojqielli dhe me zërin unik, Gili ka fituar për gjatë shumë viteve në skenë, zemrat e publikut.
E ftuar së fundmi në emisionin “Prive”, Gili ka ndarë eksperiencën e saj, duke zbuluar se sa kilogramë ka humbur për një kohë të shkurtër.
Ajo tregon se si i ktheu formën e saj të dikurshme duke humbur 27 kilogramë për 4 muaj, dhe dieta që mbajti ishte pikërisht “The Paleo Diet”.
Kjo dietë përfshin një plan ushqimi bazuar në ushqime të ngjashme që kanë ngrënë njerëzit në kohën e paleolitit. Në planin ushqimor të dietës përfshihen mishi, peshku, perime, arra dhe fara – ushqime që në kaluarën janë mbledhur nga gjuetia.
https://www.instagram.com/p/Bw989qfHxY7/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=nkxUTeT7Haw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw989qfHxY7/