
0
0
“Pa zemër”, është kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja Flutura Babaj, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.
Me një stil të veçantë në këndim, Flutura Babaj po punon për të zhvilluar karrierën e saj në tregun muzikor shqiptar.
Projekti muzikor “Pa zemër”, gërshetuar me intepretimin brilant të këngëtares, është një këngë që mbetet në memorien e gjithë dashmirësve të muzikës.
Muzika e këngës është orkestruar nga kompozitori Florent Boshnjaku, ndërkohë që kënga është shoqëruar edhe me një videoklip, i cili vjen në verisonin bardhezi.
Flutura Babaj ka një formim profesional në Akademinë e Arteve për Muzikë dhe është profesoreshë Muzike në gjimnazin e Mitrovicës, ndërkohë që zhvillon edhe mësime për këndim dhe piano.