Home ShowBiz Silva Gunbardhi publikon këngën dedikuar babait, rrëfen historinë e prekëse
Silva Gunbardhi publikon këngën dedikuar babait, rrëfen historinë e prekëse
0

Silva Gunbardhi publikon këngën dedikuar babait, rrëfen historinë e prekëse

0
0

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Silva Gunbardhi, ditën e sotme ishte e ftuar tek “Rudina” për të promovuar klipin e saj të ri “Baba”, një këngë që i dedikohet dashurësë për babanë.

Ndërkohë që fliste për realizimin e këngës, Silvi është prekur pasi ka kujtuar kohën kur ai ishte gjallë. Këngëtarja ka rrëfyer se ata kanë pasur një jetë të vështirë pasi vinte nga një familje me të ardhura mesatare.

Silva ka zbuluar se kishte punuar për të mbledhur disa para për të blerë një krevat për vete, por më vonë ja kishte dhuruar babait të saj pasi ai kishte probleme më shtyllën kurrizore.

“Duke qenë se ai kishte probleme më shtyllën kurrizore, pasi rrinte shumë kohë shtrirë i thashë: babi po sikur të flesh ti tek ky krevati” dhe atij ju bë qejfi, u ndje mirë, nuk më tha “po” në ato momente, por kur u vendos aty e lexova në sytë e tij sikur u lehtësua.

Nuk do ta harroj kurrë vështrimin e tij. Ne kemi qenë një familje që hynim tek familjet e mesme nga ana ekonomike, nuk është se kishim shumë mundësira që të blinim gjëra.”– u shpreh Silva.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwzCdrrnRrh/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=RA2WZRiwNwk