
Ish e dashura e Cristiano Ronaldos, Raffaella Fico, ka folur sërish për lidhjen me yllin portugez, gjatë një interviste televizive.
Ndërkohë që komentonte akuzat e tij për përdhunim ajo u shpreh se nuk beson se portugezi është i aftë për ta bërë një veprim të tillë.
Raffaella ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Histori Italiane”, ku foli edhe për marrëdhënien që ka pasur me Cristianon.
“Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë. Me mua ka qenë perfekt, në shtrat nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm dhe shumë i sjellshëm…”.
Link: https://www.giornaledipuglia.com/2018/10/raffaella-fico-difende-cristiano.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw_2GJbgISq/