
0
0
Pas arritjes së madhe të skuadrës së Interit, vetëm dy ditë më parë, ku siguroi një biletë për në Ligën e Kampionëve, trajneri i zikaltërve ka marrë një lajm të hidhur.
Luciano Spalleti ka marrë një lajm shumë të rëndë, pasi vëllai i tij Marcello ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
Në një njoftim në faqen zyrtare në Twitter, klubi i Interit i bashkohet dhimbjes së trajnerit.
“Klubi bashkohet me dhimbjen Luciano Spallettit dhe familjes së tij për vdekjen e vëllait të tij Marcello!”- shkruhet në njoftimin e klubit të futbollit.
Link: https://twitter.com/Inter/status/1133292669411708928
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BkAPgwLHOeP/