Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të botës së futbollit. I njohur për shpirtin e tij patriotik, Lorik Cana është angazhuar edhe më tej në zhvillimin e këtij sporti duke krijuar “Lorik Cana 5 Fondation”.
Ish-kapiteni legjendar, mbetet po ashtu një nga figurat më të komentuara mediatikisht. Së fundmi Lorik Cana ka publikuar një foto me mamanë e tij të disa viteve më parë.
“Mama dhe mini Liki ❤️ dikur viti 85-86 s’jam i sigurt”- shkruan Loriku. Por ajo që ndjekësit vunë re ishte ngjashmëria e Bojken, djali i Lorik Canës me babain.
“Bojken numër 2!”- shkruan motra e Lorikut, ndërkohë që edhe reagimet e ndjekësve ishin të ngjashme.
Link: https://www.instagram.com/p/ByAspmCB_Pe/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwH-dWAg6er/