
Lorena Haliti, është një modele shqiptare, e cila prej kohësh po korr sukses në SHBA. Gjatë një interviste televizve, Lorena rrëfeu disa të pathëna nga karriera e saj, por edhe nga jeta private.
Megjithëse e rritur jashtë vendit, Lorena ka habitur teksa e pyetur nga gazetari Ervin Kurti ka zbuluar se e do burrin shqiptar dhe se që tani ka nisur të mësohet me të gjitha traditat shqiptare.
“Ti je një vajzë që po jeton në Amerikë, të dashurin ose burrin si e do? E do të huaj apo shqiptar?”, e pyet gazetari.
“Shqiptar tërësisht!”, ka thënë modelja e famshme.
Pikërisht, pas këtij lajmi kanë qenë të shumtë djemtë që i kanë dërguar mesazhe modeles shqiptare. Modelja ka publikuar një sms, krahas të cilës shkruan “Boll më!”.
Link: https://www.instagram.com/stories/lorenahaliti/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxIQrObn91v/