
Modertori i njohur Ledion Liço feston sot ditëlindjen. Dhe pikërisht në këtë ditë të veçantë, kunata e tij, blogerja Lori Hoxha ka vendsur që ti hapë një llogari në Instagram.
Megjithëse prej kohësh Ledioni nuk është aktiv në rrjetet sociale, ditën e sotme ai ka hapur zyrtarisht një llogari në Instagram.
Lori ka ftuar të gjithë ta ndjekin faqen e tij, ndërkohë që ka vendosur një limit se nëse nuk bëhen 2000 persona deri në orën 4 do ta mbyllë llogarinë.
“Ok, i hapa Ledionit Instagram se bën kot si kontrovers pa social media. Ndiqeni që ta ndiejë si detyrim të fillojë të na postojë prapë filmat e tij të preferuar për ato 6 veta që e kuptojnë”-shkruan Lori në mbishkrimin e fotos së publikuar në Insta Story.
Madje në profilin e tij, Lori ka publikuar një foto të veten dhe dy te tjera me Ledionin!
Link: https://www.instagram.com/stories/lorihoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bypftf-lW9q/