
Pas dasmës së bujshme të çiftit më të komentuar në media, është përfolur shpeshherë se ata do bëhen prindër për herë të parë.
E njëjta histori ndodhi dhe me foton që çifti i njohur i shoëbizit publikoi ditë më parë.
Në vitin 2017, çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan me martese dashurinë e tyre, me një dasmë madhështore.
Dhe fill pas dasmës, për Marinën u përfol në media sikur ishte shtatzënë, por ky lajm nuk rezultoi i vërtetë.
Në foton e fundit të publikuar nga Geti dhe Marina, fansat po ngrenë dyshime se moderatorja është në pritje të ëmbël. Kjo pasi në foto dyshja u shfaq duke mbajtur duart tek barku i Marinës, teksa duken shumë të lumtur.
Por burime për “Prive” pranë çiftit e kanë mohuar kategorikisht lajmin se Marina është shtatzënë.
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By0pk4hFPP2/