
Pas mbylljes me sukses të sezonit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, moderatorja Arbana Osmani dhe stafi i emisionit kanë vendosur që të shkojnë me pushime në Barcelonë.
Dhe sigurisht që në këto pushime nuk kishte si të mungonte edhe regjisori i spektaklit Eduart Grishaj, i përfolur se është në një lidhje me moderatoren.
Teksa janë në Barcelonë, Eduarti ka vendosur që ta dërgojë, stafin në stadiumin e Bracelonës. Por Arbana nuk duket se është shumë e entuziasmuar nga vizita në stadium dhe këtë nuk nguron që ta shprehë.
“Eduart Girshaj na ka sjellë në një super muze. Bukur fare na habiti!”- u shpreh Arbana, ku duket se nuk ka inters fare për futbollin.
Link: https://www.instagram.com/stories/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BKfcgMDADii/