
Sot është një sipërmarrëse e zonja dhe shumë e njohur, e cila e nisi karrierën e saj si këngëtare, por nëse do të rikthehej pas në kohë nuk do të kishte dashur të ishte personazh publik.
Gjatë një komunikimi në Instagram, Rezarta Shkurta u është përgjigjur ndjekëseve dhe njëra prej tyre e ka pyetur këngëtaren se sa e vështirë është të jesh ajo.
“Shumë pyetje e bukur dhe e vështirë për tu shpjeguar në një faqe të vogël Instagrami. Unë zgjodha të jem personazh, në një moshë fare të re 17-18 vjeç. Atëherë më dukej shumë interesante të isha në botën e televizionit. Po të kisha sot mundësi zgjedhje, sigurisht që nuk do e zgjidhja këtë rrugë. Privatësia është e shtrenjtë dhe unë nuk e kam luksin ta kem. Përjashto avantazhet që mund të të sjell në një Shqipëri të vogël, përqindja e problemeve ka qenë më e lartë. Përveç Rezarta Shkurtës paralel unë jam dhe vogëlushja e dy prindërve, që pas çdo shkrimesh negative të cilat nuk kanë qenë pak janë lënduar.”, përfundon ajo.
Link: https://www.instagram.com/stories/rezartashkurta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpT9Tg9g4HG/