
Këngëtarja e njohur shqiptare Gerta Mahmutaj dhe partneri i saj DJ John Van Ride ishin të ftuarit e radhës në emisionin “Trokit”.
Gjatë intervistës, dyshja e njohur ka folur për projketin muzikor që sapo kanë publikuar, që mban titullin “Kush je ti”.
Ndër të tjera, dy artistët e njohur zbuluan edhe më shumë detaje për jetën personale. Ajo që zbuloi më shumë detaje ishte Gerta, e cila këtë herë foli për ndërhyrjen e saj estetike në hundë.
“Pse mo, s’kam qenë më e bukur më përpara? Po kam bërë hundën. Unë s’kam pasur me mëdyshje. Kam pasur të fiksuar në kokë që do e ndryshoja, isha e vendosur për ta bërë ndërhyrjen. Unë s’kam pasur asnjë problem, ishte e gjitha çështje estetike. Ishte i vetmi detaj në fytyrë që doja ta ndryshoja” – tha Gerta pa e menduar dy herë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=e6LhZExSBSU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BysHQboBXqt/