
0
0
Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa është në krahët e modelit Anwar Hadid dhe tashmë dyshja e njohur ka dalë publikisht së bashku.
Pas hamendësimeve për lidhjen e tyre, dy yjet e showbizzit janë parë së bashku, në një festival në “Parkun Hyde”, Londër, duke u përqafuar dhe buzëqeshur si dhe duke ndarë disa puthje me njëri-tjetrin.
Po ashtu së fundmi Dua ka publikuar në Instagramin e saj, një video me partnerin e saj 4 vjet më të ri Anwar Hadid, i cili shfqet duke puthur këngëtaren.
Kujtojmë se këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i dha fund lidhjes së saj me modelin Isaac Carew, vetëm pak muaj më parë.
Link: https://www.instagram.com/stories/dualipa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzp_Rlboz7c/