Home ShowBiz Leonora Jakupi pranon lidhjen e dashurisë, tregon a do të ketë dasëm
Leonora Jakupi pranon lidhjen e dashurisë, tregon a do të ketë dasëm
0

Leonora Jakupi pranon lidhjen e dashurisë, tregon a do të ketë dasëm

0
0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Leonora Jakupi është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Por së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage”, Leonora ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje dashurie prej shumë kohësh. Nuk ka preferuar të tregojë prej sa vitesh, mirëpo ajo është shprehur se është shumë e lumtur me partnerin që ka zgjedhur.

Ndërkohë që për sa i përket planeve për dasmë, Leonora është shprehur se nuk i pëlqen dasmat dhe këto formalitete, prandaj me shumë gjasë ndoshta nuk do të bëjë ceremoni martese.

“Po, ka kohë. Nuk e di se mediat po përfolin për çdo gjë, por për momentin nuk kam ndonjë plan për dasmë. Madje dasmat, asnjëherë nuk më kanë pëlqyer.  Çifti më duket ai që kënaqet më së paku në dasmë. Ata që vijnë ndoshta kënaqen, por çifti asnjëherë jo. Gjithmonë je në qendër të vëmendjes. Unë nuk e di, ndoshta edhe nuk bëj dasmë fare”,-është shprehur Leonora.

Ndërsa tek fëmijët, Leonora dëshiron të ketë familje të madhe, mbase me 5-6 fëmijë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=80_d89N93NE&feature=player_embedded

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0HJbOtDjNw/