
0
0
Xhensila Myrtezaj është përfolur shpesh për bukurinë e saj natyrale.
Ajo vetë në shumë raste ka mohuar të ketë bërë qoftë edhe një ndërhyrje të thjeshtë.
Por foto e fundit duket se nuk i kanë bindur fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të ashpra.
Ata e kanë akuzuar Xhensilën se ka bërë ndërhyrje tek buzët dhe pjesë të tjera të fytyrës.
Në disa komente ata kanë evidentuar ndryshimet në fytyrën e këngëtares, duke u shprehur se edhe bukuroshja i është nënshtruar ndërhyrjeve.
Vetë këngëtarja ka vendosur të heshtë ndaj këtyre komenteve, duke mos bërë asnjë reagim.
https://www.instagram.com/p/B1bns87hSk-/Link: https://www.instagram.com/p/B1bns87hSk-/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwFV9s1h7gj/