
Balerina Klaudia Pepa është dalluar gjithmonë për fotot e veçanta që publikon në llogarinë e saj në Instagram.
Këtë herë na ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen një foto e saj në një plazh.
Klaudia shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli, ky i fundit i pazbuluar në portret e ka kapur Klaudian nga këmba dhe po e tërheq në rërë.
Në tekstin që shoqëron foton Klaudia shkruan “Ndihmë”, kuptohet në formë humori, pasi vetë foto është një shaka e këndshme e balerinës.
Që pas ndarjes nga koreografi Albi Nako, Klaudia nuk është përfolur për një tjetër lidhje dashurie.
Ajo është parë shpesh herë në shoqërinë e mikeshave dhe miqve të saj, por ende nuk kemi asnjë konfirmim për një histori dashurie të mundshme të balerinës.
https://www.instagram.com/p/B1gNxeHIWXV/Link: https://www.instagram.com/p/B1gNxeHIWXV/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1gNxeHIWXV/