
0
0
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka takuar së fundmi modelen e famshme Winnie Harlow e njohur prej lëkurës së veçantë.
Ajo ka postuar në instagramin e saj një foto me modelen, ndërsa shkruan: “ Takimi im natën e kaluar, ishte super hot”.
Në foto vajzat janë kapur përdore dhe duken tejet të lumtura që kanë mundur të kalojnë momente së bashku.
Në këtë foto ka komentuar edhe modelja e cila është shprehur se ndihet mjaft e nderuar që ishte takimi i këngëtares.
Kjo foto e dyshes ka marrë me mijëra komente pozitive nga fansat e vajzave të cilat kanë komplimentuar bukuroshet për pamjen dhe sigurisht talentin e tyre në fushat respektive.
https://www.instagram.com/p/B1rfWLJF7KB/Link: https://www.instagram.com/p/B1rfWLJF7KB/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B06RgNFlViy/