
Bashkëshorti i saj e bëri publike ndarjen e tyre përmes një statusi në Instagram, por këngëtarja Nora Istrefi vendosi të heshtë, deri para pak orësh.
Ajo ende nuk është shprehur lidhur me ndarjen, por ka zhdukur nga instagrami i saj, të gjitha fotot e përbashkëta me Robertin, duke mbajtur vetëm tre ku ai shfaqet me të bijën.
Megjithatë edhe në ato pak foto që kanë ngelur në instagramin e saj të ish bashkëshortit nuk mungojnë regimet plot mllef të fansave të cilët kërkojnë që këngëtarja të zhdukë çdo foto të tij nga instagrami.
Ndarja e çiftit solli një furtunë të vërtetë në rrjet, të shumta ishin reagimet veçanërisht në statusin e Robertit, çka bëri që ky i fundit të pendohet dhe ta fshijë njoftimin.
Link: https://www.instagram.com/p/BizDMKMFchW/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0jG1xKJ0ue/