
0
0
Moderatorja Ilda Bejleri i është rikthyer edhe njëherë debatit me komentatorin Dritan Shakohoxha.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel nga ku komentoi edhe një hërë debatin e famshëm me Shakohoxhën.
Ilda ka thënë se në 11 vite punë nuk e ka pyetur asnjëherë Shakohoxhën, madje ajo as sot nuk e di tamam se çfarë profesioni ka ai, nëse është komentator, menaxher, brigadier e shumë të tjera si këto.
Ilda ka vijuar më tej duke thënë se i uron komentatorit të gjejë veten mbi të gjitha.
Me këtë deklaratë duket se Ilda sapo i hodhi benzinë zjarrit, duke e përkeqësuar edhe më shumë marrëdhënien me Dritan Shakohoxhën.
Link: https://www.instagram.com/ildabejleri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0Oc8aCjdTh/